Bibël, 1 Mose, Kapitull 10. is available here: https://www.bible.promo/chapters.php?id=10009&pid=3&tid=1&bid=87
Holy Bible project logo icon
FREE OFF-line Bible for Android Get Bible on Google Play QR Code Android Bible

Holy Bible
for Android

is a powerful Bible Reader which has possibility to download different versions of Bible to your Android device.

Bible Verses
for Android

Bible verses includes the best bible quotes in more than 35 languages

Pear Bible KJV
for Android

is an amazing mobile version of King James Bible that will help you to read this excellent book in any place you want.

Pear Bible BBE
for Android

is an amazing mobile version of Bible in Basic English that will help you to read this excellent book in any place you want.

Pear Bible ASV
for Android

is an amazing mobile version of American Standard Version Bible that will help you to read this excellent book in any place you want.

BIBLE VERSIONS / Bibël / Dhjata e vjetër / 1 Mose

Bibël - Albanian

1 Mose 2 Mose

Kapitull 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50

1 Këta janë pasardhësit e bijve të Noeut: Semit, Kamit dhe Jafetit; mbas përmbytjes, atyre u lindën fëmijë.

2 Jafeti pati si bij: Gomerin, Magogun, Madainin, Javanin, Tubalin, Meshekun dhe Tirasin.

3 Bijtë e Gomerit qenë: Ashkenazi, Rifathi dhe Togarmahu.

4 Bijtë e Javanit qenë: Elishami, Tarshishi, Kitimi dhe Dodanimi.

5 Prej tyre rrjedhin popujt e shpërndarë në ishujt e kombeve, në vendet e tyre të ndryshme, secili simbas gjuhës së vet, simbas familjeve të tyre dhe kombeve të tyre.

6 Bijtë e Kamit qenë: Kushi, Mitsraimi, Puti dhe Kanaani.

7 Bijtë e Kushit qenë: Seba, Havilahu, Sabtahu, Raamahu dhe Sabtekahu; dhe bijtë e Raamahut qenë: Sheba dhe Dedani.

8 Kushit i lindi Nimrodi, që filloi të jetë një njeri i fuqishëm mbi tokë.

9 Ai qe një gjahtar i fuqishëm para Zotit; prandaj thuhet: "Si Nimrodi, gjahtari i fuqishëm para Zotit".

10 Dhe fillimi i mbretërimit të tij qe Babeli, Ereku, Akadi dhe Kalmehu në vendin e Shinarit.

11 Nga ky vend shkoi në Asiri dhe ndërtoi Ninivën, Rehoboth-Irin dhe Kalahun;

12 midis Ninivës dhe Kalahut ndërtoi Resenin (që është qyteti i madh).

13 Mitsraimit i lindën Ludimët, Ananimët, Lehabimët, Nuftuhimët,

14 Pathrusimët, Kasluhimët (prej të cilëve dolën Filistejtë) dhe Kaftorimët.

15 Kanaanit i lindi Sidoni, i parëlinduri i tij, dhe Heti,

16 dhe Gebusejtë, Amorejtë, Girgasejtë,

17 Hivejtë, Arkejtë, Sinejtë,

18 Arvadejtë, Cemarejtë dhe Hamathejtë. Pastaj familjet e Kanaanëve u shpërndanë.

19 Dhe kufijtë e Kanaanëve shkuan nga Sidoni, në drejtim të Gerarit, deri në Gaza; dhe në drejtim të Sodomës, Gomorës, Admës dhe Ceboimoit deri në Lesha.

20 Këta janë bijtë e Kamit, simbas familjeve të tyre, simbas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre, në kombet e tyre.

21 Edhe Semit, babai i të gjithë fëmijëve të Eberit dhe vëlla madhor i Jafetit, i lindën bij.

22 Bijtë e Semit qenë: Elami, Asuri, Arpakshadi, Ludi dhe Arami.

23 Bijtë e Aramit qenë: Uzi, Huli, Getheri dhe Mashi.

24 Nga Arpakshadi lindi Shelahu dhe nga Shelahu Eberi.

25 Eberit i lindën dy bij; emri i njërit prej tyre ishte Peleg, sepse në ditët e tij toka u nda, dhe emri i të vëllait ishte Joktan.

26 Nga Joktani lindën Almodadi, Shelefi, Hatsarmavethi dhe Jerahu,

27 Hadorami, Uzali, Diklahu,

28 Obali, Abimaeli, Sheba,

29 Ofiri, Havilahu dhe Jobabi. Tërë këta qenë bij të Joktanit.

30 Dhe vendbanimi i tyre qe mali lindor, nga Mesha deri në Sefar.

31 Këta janë bijtë e Semit, simbas familjeve të tyre, simbas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre simbas kombëve të tyre.

32 Këto janë familjet e bijve të Noeut, simbas brezave të tyre, në kombet e tyre; dhe prej tyre dolën kombet që u shpërndanë në tokë mbas përmbytjes.

<< ← Prev Top Next → >>